E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U kapën me mbi 1 kg kanabis, arrestohen dy persona në Tiranë

Dy persona, 27 dhe 36 vjeç, janë arrestuar nga policia pasi u kapën me drogë.

Ata u ndaluan në rrugën “Memo Meto” me një qese me 1 kilogram e 700 gram kanabis që e posedonin me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e 36-vjeçarit, u gjet një sasi tjetër kanabisi, pajisje elektrike për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura dhe prova të tjera materiale.

Sipas policisë, në total u sekuestruan 3 kg lëndë narkotike kanabis./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›