E Enjte, 5 Nëntor 2026

U konfliktua dhe kërcënoi me armë zjarri dy persona, arrestohet 28 vjeçari në Durrës

Një konflikt me armë mes disa personave ka ndodhur në aksin Gjepalaj-Shijak. Në pranga ka rënë 28 vjeçari Fabina Calliku, i cili akuzohet se ka kërcënuar me armë dy personat me të cilët u konfliktua.

Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua nga policia.

Gjatë veprimeve, policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën ky shtetas e kishte hedhur pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›