E Martë, 3 Nëntor 2026

U kritikua për spotin me të moshuarin, Edona Bilali: Në Tiranë dhe jashtë Shkodre s’janë gati për këtë lloj humori!

Deputetja aktuale e PS-së, Edona Bilali, e cila humbi mandatin e saj në Shkodër në zgjedhjet e 11 Majit, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve dhe spotin me të moshuarin, që pas kritikave në rrjetet sociale u detyrua ta fshijë.

Edona Bilali, referuar spotit, u shpreh se “qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

Ajo theksoi se personi në videon për fushatën elektorale nuk ishte një i moshuar, por aktor.

Ndërsa përgëzoi kolegët e saj socialistë për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare, duke u shprehur se “do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri”, jashtë të cilit ajo mbeti.

“Dua të përgëzoj këdo nga skuadra e PS që luftoi për të garuar në këtë garë, për të realizuar këtë rezultat që do e shohim të manifestuar në Parlamentin e ri.

Kjo është punë skuadre dhe krejt mirënjohëse e falenderuese që garoi krah meje”, u shpreh Edona Bilali.

E pyetur nga gazetarët: “Mendoni se ju penalizoi video me të moshuarin në spital? A keni një kërkim falje për qytetarët e Shqipërisë?”, ajo u shpreh se “Ai nuk është një i moshuar, është aktor humori. Por mendoj se qartësisht në Tiranë dhe kryesisht jashtë Shkodre nuk jeni akoma gati për këtë lloj humori.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›