E Diel, 1 Nëntor 2026

U mbajtë edicioni i gjashte Kreatori më i mirë shqiptarë

Për të gjashtin vite me radhë, Agjencioni me i madh shqiptar i modës “Gecjan fashion Group” në bashkëpunim me RTV 21 organizuan spektaklin tradicional, Kreatori më i mirë shqiptarë 2012.

Ky eveniment si çdo vit tjetër mblodhi në Sheshin 21, në Prishtinë adhurues të shumtë të modës te cilët kishin ardhur për të parë garën më të madhe të modës ne vend. Në mesin e shumë kreatorëve që konkurruan për vendin e parë, 5 nga ta kishin fatin të hynin në finalen e madhe për t’i ballafaquar vlerat e tyre edhe për të konkurruar për çmimin e madh Kreatori më i mirë shqiptarë 2012.

Pesë finalistes e natës së fundit ishin: Pajtim Raci, Valentina Elshani, Selvije Syla, Manjola Zeneli dhe Resmije Terstena. Juria e Kreatorit më të mirë shqiptarë 2012 përbëhej nga personalitet te shquara te botes se modës dhe artit, nga Kosova dhe më gjerë.

Në jurinë e Kreatorit më të mirë Shqiptarë, kryetare e jurisë ishte kreatorja e mirënjohur Blerina Kllokoqi Rugova, ndërkaq anëtarët e tjerë të jurisë ishin: Suzana Mushkolaj - Drejtoresh në Dizajn Factory, Arton Mustafa - nga A2 grup, Mirije Braha - këngëtare, Rendiona Zeneli - Miss mbretresha shqiptare dhe Silvi Baltadori - pedagoge.

Në mesin e shumë te ftuarve special dhe nën duartrokitjet e shumta te publikut juria vendosi qe çmimin e pare ne edicioni e gjashte te spektaklit Kreatori me i mire shqiptare 2012 ta fitoi Valentina Elshani, ndërsa juria e vellos vendosi që çmimn per vellon me te mire te vitit, ta marre kreatorja nga Gjilani Resmije Terstena.

Spektakli i modës, Kreatori më i mirë shqiptarë 2012, është ndjekur nga afër prej Drejtori të përgjithshëm të Fashion TV, për Ballkanin, i cili duke qenë prezent gjatë gjithë spektaklit në Sheshin 21, ka ndarë vlerësimet më të larta për këtë eveniment./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›