E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U merrte ryshfet qytetarët në këmbim të kthimit të pronës, burg për ish-punonjësin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg ish-inspektorin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Ilir Kapetani.

Kapetani u arrestuar dy ditë më parë nga SPAK për korrupsion, ku u merrte ryshfet qytetarët me premtimin se do u kthente pronat.

Ish inspektori i mohoi akuzat para togave të zeza, por kjo nuk ka bindur GJKK e cila ka caktuar masën “arrest me burg”. Ilir Kapetani akuzohet për “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas SPAK, ish inspektori i Agjencisë së Trajtimit të Pronave është i përfshirë në 14 raste korrupsioni.

Ndërkohë për 9 të pandehurit e tjerë, GJKKO vendoi “arrest shtëpie” për dy prej tyre dhe të tjerët në detyrim paraqitje për veprën penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›