E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U ndërpre pas përplasjeve, Spiropali shtyn për ditën e hënë seancën e Kuvendit

Është shtyrë për ditën e hënë seanca parlamentare.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur përplasje të forta verbale mes deputetëve.

Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës.

Kulmi i tensioneve arriti, kur deputeti i PD Flamur Noka donte të gjuante me shishe uji mbi deputetin socialist Taulant Balla.

Incidenti u ndërpre pas ndërhyrjes të Gardës së Republikës, ndërsa Spiropali shtyu seancën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›