E Diel, 1 Nëntor 2026

U nis për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, shpallet i humbur 55-vjeçari në Korçë! 3 ditë pa asnjë kontakt

Një 55-vjeçar nga fshati Koblarë ka humbur kontaktet me familjen prej tre ditësh, duke ngritur shqetësim tek të afërmit dhe komuniteti.

Bëhet fjalë për Flamur Takon, i cili më 4 shkurt 2026, në orët e mbrëmjes, është nisur drejt fshatit Trebickë për të çuar bagëtinë, por nuk është kthyer më në banesë. Që prej asaj dite, familjarët nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Sipas tyre, telefoni i 55-vjeçarit ka qenë i paarritshëm dhe të gjitha përpjekjet për ta kontaktuar apo gjetur kanë rezultuar të pasuksesshme.

I biri i Flamur Takos ka bërë denoncim zyrtar në Policinë e Shtetit, ndërsa strukturat përkatëse kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.

Familja apelon për ndihmë dhe u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion mbi vendndodhjen e Flamur Takos, të kontaktojnë menjëherë policinë ose familjarët.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›