E Martë, 3 Nëntor 2026

U përjashtua 20 ditë nga Kuvendi, Salianji: Vendim turpi, shumica e urren opozitën

Deputeti i ‘Rithemelimit’ të PD-së, Ervin Salianji, e ka komentuar si “turp të shumicës’, vendimin që Komisioni i Etikës në Kuvend mori duke e përjashtuar me 20 ditë nga Parlamenti.

Sipas tij, ky ‘vendim turpi’ u mor nga patronazhistët e qeverisë

Salianji theksoi se shumica ka një urrejtje të verbër dhe armiqësisë ndaj opozitës.

“Patronazhistët e qeverisë morën sot (të hënën) një tjetër vendim turpi, duke më hequr përkohësisht mandatin parlamentar të dhënë me votë nga sovrani. Ky vendim është dëshmi e trajtimit të verbër dhe me urrejtje ndaj deputetëve të opozitës. PD  e dënon me forcën më të madhe këtë vendim dhe paralajmëron ashpërsim të aksionit opozitar.”, tha Salianji.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›