U plagos rëndë në protestë, Erjon Vishkulli falenderon shqiptarët për mbështetjen pas operacionit

Erjon Vishkulli, i riu nga Elbasani që mbeti i dëmtuar në sy gjatë protestave të dhunshme në Tiranë, ka reaguar publikisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale që ka kryer fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Romë.
Përmes një mesazhi ai ka shprehur mirënjohjen për familjarët, miqtë dhe shqiptarët kudo në botë të cilët i kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë me telefonata, mesazhe dhe lutje.
Vishkulli shprehet se mbështetja e marrë i ka dhënë forcë dhe kurajë për të përballuar sfidën me shikimin, ndërsa lutet që kjo periudhë të kalojë me sukses