E Hënë, 2 Nëntor 2026

U rrezikohej jeta nga shkarjet e dheut dhe përmbytjet, evakuohen 5 familje në zonën e Pogradecit

Si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike dhe fenomeneve natyrore, aktualisht rezultojnë të evakuuara 5 familje në territorin e Bashkisë Pogradec.

Një familje është evakuuar në fshatin Çeravë si pasojë e shkarjes së dheut, tre familje në fshatin Dardhas për të njëjtin shkak, si dhe një familje në fshatin Verdovë për shkak të gryerjes së tokës nga vërshimi i ujit të lumit Verdovë.

Të gjitha familjet e evakuuara janë sistemuar përkohësisht në banesa nga strukturat përgjegjëse, ndërsa Bashkia Pogradec do t’i trajtojë ato me bonus qeraje, deri në normalizimin e situatës.

Strukturat vendore vijojnë monitorimin nga afër të situatës dhe janë në gatishmëri për çdo emergjencë të mundshme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›