E Enjte, 5 Nëntor 2026

U rrëzua aksidentalisht në trotuar/ Humb jetën e moshuara polake në Malin e Robit

Një 83-vjeçame polake ka humbur jetën ditën e sotme në afërsi të një hoteli në Malin e Robit.

Policia njofton se e moshuara është rrëzuar aksidentalisht në trotuar.

Ajo u transportua në spital, por nuk arriti dot të mbijetonte.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›