E Hënë, 2 Nëntor 2026

U shfaq me shenja në fytyrë pas barazimit në Champions, Pep Guardiola: Doja të lëndoja veten!

Pas pesë humbjeve rresht në kampionat Manchester City ka zhgënjyer edhe në Champions League duke barazuar 3-3 përballë Feynord.

City humbi epërsinë me tre gola brenda 14 minutave, duke shënuar një tjetër rekord negativ në karrierën e Pep Guardiolës.

Dalja e teknikut katalanas në konferencën për shtyp pas ndeshjes, me hundën e plagosur dhe kokën e gërvishtur, ka shtyrë gazetarët ta pyesin se çfarë i ndodhi.

Pep Guardiola has reacted to the cuts and scratches on his face following Man City’s draw with Feyenoord ???? pic.twitter.com/gMN8ZvXFup

— Football on TNT Sports (@footballontnt) November 26, 2024

“E bëra me gisht dhe thonj, po, doja të lëndoja veten”, u përgjigj Guardiola para se të ngrihej duke buzëqeshur dhe t’u thoshte gazetarëve natën e mirë!

Megjithatë, thashethemet filluan të shpërndaheshin në rrjetet sociale dhe tifozët besonin se pas 5 humbjeve radhazi dhe një barazimi ndodhi një incident në dhomat e zhveshjes.

“Pse Pep Guardiola duket sikur ishte i mbyllur në një kafaz me një tigër për 20 minuta?” ka shkruar dikush.

Why does Pep Guardiola look like he’s just been locked in a cage for 20 minutes with a tiger pic.twitter.com/IRxlXOiNwz

— JJ Bull (@jj_bull) November 26, 2024

Çfarë ndodhi me Pep Guardiolën në dhomat e zhveshjes? pyeti një tjetër./vizionplus.tv

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›