E Diel, 1 Nëntor 2026

U shkarkua nga posti i drejtueses së QSUT, zbulohet posti i ri që merr Anxhela Paparizo

Anxhela Paparizo do të emërohet Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV).

Siç raporton gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj, Paparizo vjen në këtë detyrë pas një eksperience më shumë se 20-vjeçare në administratën vendore, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada.

Gjatë karrierës së saj ka mbajtur role drejtuese në administratën vendore, përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe atë të Burlingtonit, në Ontario.

Deri në mesin e këtij viti ajo mbajti rolin e drejtoreshës së QSUT, para se të shkarkohej në muajin qershor. Paparizo është vlerësuar edhe me çmimin “Elitë e Gruas Shqiptare në Botë”.

Ajo pason në këtë funksion Stiljan Llavdanitin, i cili ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të komanduar të AMVV-së.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›