E Martë, 3 Nëntor 2026

U shkëputën nga guida shoqëruese në Vlorë, gjendet çifti i turistëve francezë

Dy turistë francezë kishin humbur kontaktet gjatë orëve të mbrëmjes në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Rreth orës 20:00, një çift francez u shkëput nga guida dhe u largua. Për shkak të errësirës, ata humbën orientimin dhe njoftuan shërbimet e emergjencës në numrin 129.

Menjëherë, forcat zjarrfikëse të Himarës dhe posta policore e Palasës nisën kërkimet.

Turistët u lokalizuan në malin e Llogarasë, pranë antenave mbi tunelin e Llogarasë. Aktualisht, ata janë takuar me ekipin e shpëtimit dhe po kthehen në bazë.

Mësohet se çifti francez, rreth 50 vjeç, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›