U shmanget “urrejtësve”

Krijuesi i hitit “Fine China”, i cili pati sulm jo-epileptik më herët gjatë të premtes shkaku i “stresit emocional” është këshilluar nga e dashura e tij Karrueche Tran që të qëndrojë larg “urrejtësve” online.
“Ai po përpiqet që të qëndrojë pozitiv, të hajë dhe të flejë me rregull. Ajo i ka thënë që të mos kontrollojë mediet sociale dhe t`u shmanget urrejtësve”, ka thënë burimi për HollywoodLife.com.
“Karrueche këto fjalë ia ka thënë dhe mendoj se ai e ka dëgjuar”.
Chris ka pranuar këshillat e saj dhe e ka siguruar atë se ai e di se “nuk mund t`i kontrolloj ato që thonë njerëzit prandaj do të jem i qetë”./Indeksonline/