U shpall i çmendur dhe u la i lirë, si i shpëtoi burgut shkrimtari Paulo Coelho

Paulo Coelho, romancieri i njohur brazilian është një ndër autorët më të lexuar në të gjithë botën.
Ai është një ndër fituesit e çmimeve më të mëdha ku një ndër këto është “Kristal Awords” i dhënë nga forumi “World Economic”, por jo të gjithë e njohin jetën e tij personale.
Paulo Coelho lindi në një familje katolike në Rio de Zhaneiro më 24 gusht 1947 por u rrit kundër fesë. Ai ëndërronte që të hynte në shkollë, Coelho ëndërronte të bëhej shkrimtar. Por që herët jeta e tij kaloi nëpër spitale. Shkrimtari brazilian u shtrua në një spital mendor për tre vite me radhë kur ishte vetëm 17 vjeç. Ai u trajtua për skizofreninë, por trajtimi nuk i ndihmoi dhe poeti iku. Për disa kohë, ai endej dhe më pas u kthye në shtëpi, pas së cilës u dërgua përsëri në spital. Pas kësaj, ai u arratis edhe dy herë nga spitali psikiatrik, por më vonë familja u pajtua me rrugën që ai kishte zgjedhur dhe Paulo u bë shkrimtar.
Pasi shpëtoi për herë të dytë nga spitali i tyre mendor, ai iu bashkua lëvizjes teatrore amatore, e cila ishte jo vetëm një fenomen arti, por edhe një protestë sociale. Aktiviteti i tij përfundoi me faktin se ai ishte sërish në spital. Pasi u largua nga spitali për herë të tretë, Paulo u angazhua me shkrim dhe teatër.
Të afërmit e tij mund të pranonin vetëm se ai kurrë nuk do të gjente një punë “normale”. Në fillim të viteve 70, Coelho vendosi të krijojë një “Shoqëri Alternative” që do të funksiononte jashtë sistemit dhe rregullave. Parimi bazë i kësaj shoqërie dukej si “Bëj çfarë të duash – ky është i gjithë ligji”, të cilin shkrimtari e huazoi nga Aleister Crowley. Ushtria braziliane e konsideroi këtë një veprimtari subversive dhe e dënoi Paulon me burg. Paulo nuk shërbeu në burg për shumë kohë, ai u shpëtua nga një diagnozë e bërë më herët në një spital psikiatrik. Ai u shpall i çmendur dhe u la i lirë.
VLERËSIMET: Midis 115 çmimeve të rëndësishme që ka marrë autori, mund të përmendim titullin prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë e Galicisë”. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes” nga OKB-ja, më 2007. Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë sjellë në qarkullim nga Botimet Toena, përmendim: “Alkimisti”, “Mali i pestë”, “Veronika vendos të vdesë”, “Djalli dhe zonjusha Prym”, “Njëmbëdhjetë minuta”, “Manuali i luftëtarit të dritës”, “Pelegrini i Kompostelës”, “Zahiri”, “Shtriga e Portobellos”, “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”, “Fitimtari është i vetëm”, “Brida”, “Alef”, si dhe librin e tij të fundit “Shkelja e kurorës” (Adultério), i cili është futur në listat e librave më të shitur në mbarë botën. Deri tani, të drejtat për përkthim të këtij romani janë shitur në 45 gjuhë.
“Sigurisht, shpresoj që në hapat e “Shigjetarit”, njerëzit do të shohin të njëjtin udhëtim që ekziston tek “Alkimisti”. Sigurisht, ata janë të ndryshëm. “Alkimisti” është një libër referues. Edhe “Shigjetari” është po kështu, por shpresoj që njerëzit ta përdorin atë për t’i ndihmuar të mësojnë bazat e jetës. E shpresoj vërtet këtë! Një ditë, isha ulur në shtëpinë time në Pirenej dhe po mendoja se sa e jashtëzakonshme është gjuajtja me hark, dhe thashë pse të mos shkruaj një libër rreth kësaj eksperience. Dëshiroja ta shkruaja, në fund të fundit, edhe për veten time, që ta lexoja më pas ose “ta kondensoja” brenda vetes sime. U përpoqa t’i mësoja vetes atë çka kisha mësuar në mënyrë instiktive. Ndonjëherë, kur ti mëson, duhet të ulesh dhe të kuptosh çfarë ishte ajo që mësove. Duke bërë këtë gjë, shkrova librin”, është shprehur gjatë një interviste shkrimtari brazilian.