E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

U shpall “non grata” nga DASH, Ahmeti komenton vendimin për Grubin: Nëse vërtetohet fajësia, ai…

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti komentoi vendosjen e krahut të tij të djathtë, Artan Grubit, në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ai tha se partia nuk e largon nga radhët e saj porse vet Grubi do të të tërhiqet.

“Unë mendoj që z. Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Nuk ka nevojë ta largojë partia. Z. Grubi sigurisht se do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë.

Z. Grubi ka qenë anëtar i BDI-së, ka qenë personalitet që ka drejtuar katër vite qeverinë e RMV-së.

Sigurisht që vendimet që dalin nga platforma, nga programi elektoral i BDI-së, detyrim ka çdo anëtarë pavarësisht se në cilin funksion ndodhet.

A në nivel të lartë a në nivele dytësore, ka përgjegjësi realizimin e platformës dhe të programit”, deklaroi kreu i BDI-së.

/a.r

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›