E Hënë, 2 Nëntor 2026

U shpëtoi dy atentateve, kush është 38-vjeçari i arrestuar sot në Vlorë! Tentoi të qëllojë policët

Endrit Sadedinaj është 38-vjeçari i arrestuar nga policia e Vlorës ditën e sotme në kuadër të operacionit “Danger”.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti dhe sekuestroi një amrë zjarri pistoletë së bashku me një karikator me municion luftarak.

Në momentin që pa shërbimet e Policisë, Sadedinaj tentoi të largohej dhe iu ka drejtuar armën e zjarrit shërbimeve të Policisë, por s’ka mundur të qëllojë apo të largohet.

38-vjeçari, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të theksuar shoqërore nuk është emër i panjohur për policinë.

Në dhjetor të 2021 ai mbeti i plagosur rëndë pas një atentati me eksploziv.

Shpërthim ndodhi në lagjen “10 Korriku” të qytetit bregdetar, në hyrje të një pallati, duke alarmuar banorët e zonës.

Gjithashtu, në vitin 2017 Sadedinaj i shpëtoi një tjetër atentati. Atij iu vendos një sasi e madhe eksplozivi në makinë, e cila u pikas në kohë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›