U thirr në SPAK pas përplasjeve në Kuvend, Hoti: Deklarova atë që thashë edhe në Parlament

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti u thirr në SPAK, pas përplasjeve në seancën e 17 tetorit në Kuvend.
Hoti u mor në pyetje nga SPAK për lëndën që hodhi në seancën e 17 tetorit në Kuvend.
Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme ajo tha për mediet se SPAK duhet të thërrasë ministrat e qeverisë dhe jo deputetët e opozitës. Hoti shtoi se SPAK thërret ligjvënësit e opozitës thirren në SPAK sa herë i prishet qetësia “narkoregjimit”.
“Deklarova atë çka thashë edhe në parlamentin e Shqipërisë. Është e turpshme që shqiptarët të merren me atë, pasi sot drejtësia duhet të shqetësohet se si banda dhe krimi bëjnë terror dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm. Sot drejtësia duhet të shqetësohet se si bandat vendosin drejtorët e policisë”, tha Hoti.
“Sot ne kemi një polici politike, që i është kundërvënë qytetarëve shqiptarë dhe deputetëve të opozitës, të cilët protestojnë për të drejtat tona”, tha Hoti.
/e.i/r.e/