E Enjte, 5 Nëntor 2026

U transportua në spital për ndihmë mjekësore, 18-vjeçarja në Fier dyshohet se është vetëplagosuar me armë zjarri

Një 18-vjeçare në Fier është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, pasi ishte e dëmtuar me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se 18-vjeçarë është vetëplagosur me armë zjarri. Adoleshentja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›