U vetëdogj në grevë, ndërron jetë Lirak Bejko
BARI- Ish i perndjekuri politik, Lirak Bejko qe i vuri flaken vetes gjate protestes se ish te perndjekurve politike mesohet se ka nderruar jete ne spital.
Ai vetem pak kohe pas ngjarjes u transportua ne Bari per te marre ndihme me te specializuar, por nuk ka mundur t’i mbijetoje dot plageve te marra.
Lajmin, sipas News 24 e kane konfirmuar familjaret dhe ish te perndjekur te tjere, nderkohe qe pritet zyrtatizimi nga ana e repartit ne Bari ne te cilin ai ishte duke u trajtuar.