E Enjte, 5 Nëntor 2026

U zbulua nga Sky ECC/ Në kërkim për bashkëpunim me krimin, vetëdorëzohet ish-drejtori i policisë së Lezhës

Dorëzohet në policia Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i shpallur në kërkim nga SPAK. Në aksionin e majit, ai ishte mes personave të akuzuar nga radhët e policisë se bashkëpunonte me krimin.

Emri i tij doli në përgjimet e SKY Ecc se kishte favorizuar grupe të caktuar dhe u shpall në kërkim. Mësohet se ai është dorëzuar vetë në komisarit ditën e sotme.

Ndërkohë Prokuroria e Posaçme ka zbardhur përfshirjen edhe të policëve të tjerë në këto veprimtari kriminale. Kështu ish-shefit të Stërvitjes në RENEA, Altin Morina në kultivimin e drogës në zonën e Niklës dhe Tapizës. Gjatë kohë që ka qenë në detyrë si efektiv i Forcave Speciale RENEA, Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›