E Diel, 1 Nëntor 2026

U zgjodh një ditë më parë në krye të Kishës Katolike, ja sa e ka rrogën Papa Leoni XIV

Kardinali Robert Francis Prevost nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zgjedhur Papa i 267-të.

Prevost, 69 vjeç, nga Çikago, Illinois, është Papa i parë ndonjëherë nga Shtetet e Bashkuara. Ai do të njihet si Leo XIV.

Por, sa e ka rrogën Papa Leoni XIV?

Të ardhurat e Papës së ri mund të konsiderohen modeste dhe simbolike, duke qenë se misioni i tij si udhëheqës shpirtëror nuk ka të paguar.

Megjithatë referuar mediave të huaja, dhe kryesisht “Daily Mail”, është bërë e ditur se kontributi mujor i Papa Leonit XIV është 2650 euro. Por, këtu vlen të theksohet se kreu i Selisë së Shenjtë përfiton edhe nga rrugë të tjera.

Vatikani i siguron Papës fonde për donacione, automjete, mbrojtje, sigurim shëndetësor, banesë dhe udhëtime. Në total, vlera e të gjitha këtyre përfitimeve, si dhe e aseteve të tjera që janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Papës, vlerësohet në 12 milionë euro.

Vatikani ka një sërë burimesh financimi, pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga donacionet e besimtarëve në mbarë botën, si dhe nga të ardhurat e turizmit dhe muzeve të Vatikanit. Por, pavarësisht këtyre shumave monetare, një Papë referuar dhe deklaratave të gjithë liderëve të Kishës Katolike përgjatë historisë pritet që të jetojë në mënyrë të thjeshtë dhe modeste. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›