E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UASHINGTON – Dyshohen të vdekur të gjithë pasagjerët e ”American Airlines”

UASHINGTON, 30 janar /ATSH-DPA-AFP/ – Të 64 personat në bordin e një avioni pasagjerësh të ”American Airlines” dhe të tre ushtarët në bordin e një helikopteri të ushtrisë amerikane që u përplas mbi Uashington, dyshohet se kanë vdekur, deklaroi shefi i zjarrfikësve.

”Njëzet e shtatë trupa të pasagjerëve nga avioni dhe një trup i një personi në bordin e helikopterit janë gjetur”, tha John Donnelly në një konferencë për shtyp.

“Ne nuk besojmë se ka ndonjë të mbijetuar”, shtoi ai.

“Tani jemi në fazën ku po kalojmë nga një operacion shpëtimi në një operacion rikuperimi të trupave”, theksoi Donelly.

Fluturimi 5342 i ”American Airlines” po udhëtonte nga Wichita, Kansas për në aeroportin kombëtar ”Ronald Reagan” të Uashingtonit.

Ai u përplas me helikopterin ushtarak teksa po i afrohej pistës pak para orës 21:00 të së mërkurës (02:00 GMT të enjten).

Të dy përfunduan në lumin Potomac.

Presidenti Trump deklaroi se ”ky incident duhej të ishte mënjanuar”./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›