E Enjte, 5 Nëntor 2026

UASHINGTON – Gallant shtyn vizitën e planifikuar në SHBA

UASHINGTON, 9 tetor /ATSH-DPA/- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shtyrë vizitën e planifikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha dje në mbrëmje zëvendës-sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh.

“Gallant kishte planifikuar të takohej sot me sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin”, tha Singh.

“Vizita është shtyrë dhe ne do të punojmë me zyrën e ministrit Gallant nëse udhëtimi i tij do të riplanifikohet për një datë të mëvonshme”, tha ajo.

Singh nuk pranoi të komentonte mbi raportet e mediave amerikane se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk e kishte miratuar udhëtimin e Gallant.

“Unë jam në dijeni të këtyre raporteve, por mendoj se do të qëndroj jashtë politikës izraelite”, tha Singh.

“Gallant dhe Austin ruajnë një marrëdhënie të mirë dhe kanë biseduar shumë herë në telefon”, tha ajo.

“Nëse ky është një takim që bëhet personalisht ose një takim që bëhet përmes telefonit, përsëri mbetet një bisedë. Dhe pa marrë parasysh çfarë , kjo është diçka që mendoj se të dyja palët mund ta vlerësojnë”, theksoi ajo. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›