E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA Regions’ Cup/ Trajneri Ardian Haçi publikon listën për raundin e ndërmjetëm

Trajneri i Kombëtares së Futbollit Amator, Ardian Haçi, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për raundin e ndërmjetëm të UEFA Regions’ Cup 2026-2027, që do të zhvillohet në Shqipëri. Tekniku kuqezi ka grumbulluar 18 lojtarë për të tre takimet e Kombëtares.

Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin 6, së bashku me Sllovakinë, Italinë dhe Irlandën e Veriut. Ndeshjet do të luhen më 29 tetor, 1 nëntor dhe 4 nëntor, nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Shqipëria do ta nisë këtë fazë më 29 tetor, me përballjen ndaj Sllovakisë, në orën 14:00, në “Shtëpinë e Futbollit”. Më 1 nëntor, kuqezinjtë do të përballen me Italinë, në orën 14:00, ndërsa ndeshjen e fundit të grupit do ta luajnë më 4 nëntor ndaj Irlandës së Veriut, në orën 13:30. Të dyja takimet do të zhvillohen gjithashtu në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshjet e Shqipërisë do të transmetohen të gjitha drejtpërdrejtë në FSHF TV.

Vetëm skuadra që e mbyll grupin në vendin e parë do të sigurojë një biletë për fazën finale të UEFA Regions’ Cup 2026-2027. Turneu final, ku do të marrin pjesë tetë skuadra, është parashikuar të zhvillohet në qershor ose në fillim të korrikut 2027, në vendin e një prej ekipeve të kualifikuara.

Lista e Kombëtares së Futbollit Amator

Portierë: Klaudio Blloshmi, Enesamed Hoxha

Mbrojtës: Olsi Sokoli, Aldi Pjetri, Xhonaldo Prenga, Klajdi Shini, Gersi Merepeza, Exhei Kola

Mesfushorë: Marsel Koromani, Albis Dajti, Albi Alushi, Ronaldo Alillari, Stiven Memoci, Klejti Mahmutaj, Romeo Pillati

Sulmues: Eduart Kora, Klodian Shehu, Eldi Gjuzi

Kalendari i ndeshjeve, UEFA Regions’ Cup

Intermediate round – Group 6

NI Eastern – Piemonte Valle d’Aosta

29 tetor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël

West Slovakia – Albania

29 tetor, 14:00, Shtëpia e Futbollit

West Slovakia – NI Eastern

1 nëntor, 12:00, Stadiumi Luz i Vogël

Piemonte Valle d’Aosta – Albania

1 nëntor, 14:00, Shtëpia e Futbollit

Piemonte Valle d’Aosta – West Slovakia

4 nëntor, 13:30, Stadiumi Luz i Vogël

Albania – NI Eastern

4 nëntor, 13:30, Shtëpia e Futbollit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›