“UEFA Women’s Europa Cup”, Interi shumë i fortë për Vllazninë

Interi ka hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit në turin tjetër në Kupën e Europës për Femra, pasi ka mposhtur me rezultatin e thellë 7-0 Vllazninë në ndeshjen e parë, sfidë që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Vajzat shkodrane nuk kanë arritur që të përballojnë trysninë e kundërshtarit dhe kanë pësuar një humbje të thellë në këtë transfertë.
Një autogol i Bajraktarit zhbllokoi sfidën, ndërsa më pas italianet shënuan edhe 6 gola të tjerë në portën e Vllaznisë.