E Diel, 1 Nëntor 2026

UEFA Youth League, Partizani U19 kualifikohet në turin e dytë

Pas fitores në ndeshjen e parë në Maltë, Partizani U19 mposht me rezultatin 4-0 Valletta U19 në “Shtëpinë e Futbollit” dhe siguron një kualifikim historik në turin e dytë të turneut.

Djemtë e drejtuar nga trajneri Fation Muhameti kanë dominuar edhe sfidën e kthimit. Lleshaj zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, ndërsa maltezët shënuan edhe një autogol në shtesën e 45 minutave të para.

Rrenga dhe Hyseni shënuan në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren 4-0 të “demave” në këtë takim. Partizani u kualifikua në turin e dytë të turneut, duke eliminuar Vallettan me rezultatin e përgjithshëm 6-0.

Në turin e dytë të kompeticionit prestigjioz evropian të kuqtë e drejtuar nga trajneri Fation Muhameti do të përballen me kampionët e Çekisë Hradec Kralove

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›