UEFA shpall Top-11 2007

UEFA shpalli ekipin e vitit 2007, një përzgjedhje kjo e lexuesve të saj përmes faqes së internetit uefa.com. Milani, fituesi i Ligës së Kampioneve ka dhe më shumë lojtarë të përfshirë në 11-shin më të mirë. Më shumë se 3.75 milionë vota u dhanë nga 277,985 përdorues unikë të uefa.com në sondazhin e saj. Kaka, me 220.333 vota, morri edhe numrin më të lartë të votave. Braziliani i Milanit u zgjodh për herë të dytë, por kësaj radhe si mesfushor sulmues.
TOP-11 UEFA.COM
(4-4-2):
Portier
Iker Kasijas (Real Madrid);
Mbrojtës
Daniel Alvesh (Sevilja), Alesandro Nesta (Milan), Xhon Terry (Celsi), Erik Abidal (Barcelona)
Mesfushorë
Kristiano Ronaldo (Mancester Junaitid),
Steven Gerrard (Liverpul),
Rikardo Kaka (Milan),
Klarens Sedorf (Milan)
Sulmues
Zlatan Ibrahimovic (Inter)
Didier Drogba (Celsi).
Trajner
Alex Ferguson (Mancester Junaitid)