E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA vendosë për shortin e CH.League

UEFA në mbledhjen e sotme ka vendosur që hedhja e shortit për Champions League dhe Europa League do të bëhet me datë 15 mars në Nion të Zvicrës.

Sipas njoftimit, gjatë shortimit nuk do të ketë koka grupi, çka do të thotë se në këtë fazë nuk mund të evitohet asnjë kundërshtar.

Ndeshjet e para në Champions League do të zhvillohen me 2 dhe 3 Prill, ndërsa ato të kthimit me 9 dhe 10 të po këtij muaji, ndërsa çerekfinalet e Europa League do të luhen në datat 4 dhe 11 Prill./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›