“UÇK” sjellë në sallën “1 tetori” trupat e tetë të rënëve të Kumanovës (Foto+Video)

Djem të veshur me uniforma të UÇK-së kanë bartur arkivolet e 8 të vrarëve në konfliktin e Kumanovës duke i futur ato në sallën "1 tetori" ku do të mbahen homazhe për të rënët. Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Samid Kastrioti, Hysen Rushiti, Fatlum Vishesella dhe Arben Rexhaj do të varrosen sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.
Tek arkivolet dy tavolina janë të zbrazëta dhe në të dyja ka lule. Para njërës qëndron një burrë me uniformë të UÇK-së dhe fotografinë e Beg Rizajt i cili u varros pardje në Glogjan.
Ndërsa në tjetrën tavolinë e cila është e zbrazët një tjetër burrë po e mbanë fotografinë e Nusret Kaloshit, shqiptarit nga Maqedonia i cili poashtu u vra në Kumanovë.
Turma të mëdha të qytetarëve po bëjnë homazhe para të vrarëve të arkivolet e të cilëve tashmë janë vendosur në sallën "1 tetori". Ndërkohë ajo që bie në sy është fakti se nuk ka as edhe një përfaqësues të institucioneve të Kosovës.
Ata do të varrosen në ora 17:00 në varrezat e dëshmorëve të kombit në Prishtinë. /Zeri/