E Diel, 1 Nëntor 2026

UKRAINĒ – Gjashtë të vrarë nga sulmet ruse në Lutsk,

KIEV, 14 tetor /ATSH –DPA/ –  Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse me dronë në qytetin e Lutskut, në Ukrainën perëndimore, njoftoi të mërkurën administrata ushtarake e rajonit të Volynit përmes rrjeteve sociale.

Sipas autoriteteve, nga sulmet kanë shpërthyer zjarre në një ndërtesë banimi dhe në një dyqan ushqimor, ndërsa një tjetër pallat në qendër të qytetit ka pësuar dëmtime.

Lutsku ndodhet pak më shumë se 80 kilometra larg kufirit me Poloninë.

Ukraina po përballet me pushtimin e plotë rus që prej shkurtit të vitit 2022. Rajonet perëndimore të vendit kanë qenë kryesisht të kursyera nga pjesa më e madhe e luftimeve që prej fillimit të luftës.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›