E Premte, 6 Nëntor 2026

UKRAINË – Raportohen të plagosur pas sulmit rus në Kharkiv

KIEV, 18 maj /ATSH-DPA/- Disa persona u plagosën nga sulmet ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv dhe qytetin fqinj, Vovchansk, tha sot administrata ushtarake rajonale.

“Në Kharkiv, pesë persona u plagosën nga zjarri i artilerisë në një zonë banimi”, tha kryebashkiaku Ihor Terekhov në Telegram.

Në Vovchansk, sulmet ruse shkaktuan dëme të mëdha.

“Për fat të keq, qyteti Vovchansk është shkatërruar plotësisht nga forcat ruse, që po sulmon pa mëshirë me bomba rrëshqitëse”, tha anëtari i Këshillit të Sigurimit Andrey Kovalenko në Telegram.

“Ukraina po arrin të mbajë kontrollin e Vovchansk pavarësisht nga sulmet e përsëritura”, tha ai.

Qyteti në verilindje të Ukrainës kishte rreth 19 000 banorë para luftës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›