UKRAINË – Rusia sulmon Odesën, një i vdekur dhe dy të plagosur

ODESA, 9 shkurt /ATSH-ANSA/ – Dronë të shumtë rusë kanë sulmuar qytetin e Odesës gjatë natës.
Një person u vra dhe dy u plagosën, sipas kreut të administratës ushtarake të qytetit të Odesës, Oleh Kiper, kreun e administratës ushtarake të rajonit të Odesës,
Forcat Ajrore raportuan se dronët rusë po lëviznin mbi Detin e Zi drejt Odesës pak pas mesnatës.
Kiper dhe Lysak u bënë thirrje banorëve të Odesës dhe rajonit të Odesës të qëndronin në strehimore.
Raportet fillestare treguan dëme në infrastrukturën banesore dhe disa zjarre. Një tubacion gazi u dëmtua gjithashtu. /os/