UKRAINË – Rusia sulmon me raketa Kievin, të paktën një i vrarë dhe katër të plagosur

KIEV, 12 shkurt /ATSH/- Një sulm me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas vrau të paktën një civil dhe plagosi katër të tjerë, duke shkaktuar disa zjarre në qytetin me tre milionë banorë, thanë zyrtarët ukrainas, sipas “Reuters”.
Banorët u zgjuan nga një seri shpërthimesh të fuqishme që tronditën kryeqytetin rreth orës 02:30 të natës, ndërsa zyrtarët lokalë thanë se raketa më e madhe balistike kishte synuar Kievin prej disa javësh.
Gati tre vjet që kur Rusia nisi pushtimin e saj, sulmi erdhi mes përpjekjeve për të bashkërenduar për paqen nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se ekipi i tij ishte në kontakt me Kievin dhe Moskën dhe se ai dëshironte një fund të shpejtë të gjakderdhjes.
“Terrori rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet”, shkroi presidenti Volodymyr Zelensky në Telegram pas sulmit, duke kërkuar unitet mes mbështetësve perëndimorë të vendit të tij në përpjekjet për një përfundim të drejtë të luftës.
“Sulmi gjatë natës dëmtoi gjithashtu infrastrukturën e rëndësishme dhe plagosi dy persona në rajonin verior të Chernihiv”, thanë zyrtarët lokalë. //a.i/