E Diel, 1 Nëntor 2026

UKT reagon për aksidentin: Mbështesim familjen e viktimës, po punojmë për zbardhjen e ngjarjes bashkë me autoritetet

Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka reaguar për aksidentin e shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku një grua u përplas për vdekje me një autobot uji të UKT-së.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, UKT teksa i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës, ka theksuar se në bashkëpunim me autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

“Ujësjellës Kanalizime Tiranë shpreh keqardhjen e thellë për aksidentin e ndodhur tek Bulevardi “Gjergj Fishta” dhe i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës.

Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes dhe po ndjekim me seriozitet të plotë zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

Institucioni ynë mbetet i angazhuar për të marrë çdo masë të nëvojshme dhe për të qenë në mbështetje të plotë të familjes.”, thuhet në reagim.

Një grua, e cila po lëvizte me një motor elektrik, u përplas nga një autobot uji, duke humbur jetën në vend.

Policia dhe ambulance shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht gruaja ndërroi jetë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërkohë që shoferi i autobotit është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime mbi aksidentin./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›