UKT, ultimatum debitorëve: Afati i fundit për të shlyer detyrimet, 21 dhjetor
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë publikoi një deklaratë në lidhje me detyrimet e pashlyera nga konsumatorët dhe institucionet. Sipas UKT-së, borxhi ka arritur një nivel rekord dhe ai ndahet midis konsumatorëve familjarë, bizneseve dhe institucioneve e organeve të tjera të qeverisjes.
Sipas UKT-së, borxhi i komunave dhe bashkive ka arritur kuotën e 62 milionë lekëve. Borxhi i institucioneve buxhetore është 132 mln lekë të reja, ndërkohë që borxhi i institucioneve jobuxhetore është 26 mln lekë.
Në deklaratën e saj, ndërmarrja theksonte se afati i fundit për shlyerjen e të gjitha borxheve është data 21 dhjetor, përpara se debitorët të përballen me penalitete.
16 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
UKT, ultimatum debitorëve: Afati i fundit për të shlyer detyrimet, 21 dhjetor burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP