UNESCO shton edhe 18 vende të reja, pjesë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore

Nga fosilet e dinozaurëve në Brazil tek manastiret e Meteora-s, këto 18 vende të reja gjeologjike që UNESCO i ka bërë pjesë të trashëgimisë së saj natyrore dhe kulturore. Shtimi i gjeoparkeve të reja globale, numri i pasurive natyrore në total të mbrojtura nga UNESCO janë 213 vende që përfaqësojnë 48 vende në mbarë botën.
Nga liqenet karstike të kristalta deri te një arkipelag i formuar gjatë epokës së fundit të akullnajave, këto parqe janë më shumë se thjesht vende me karakteristika unike gjeologjike, ato shërbejnë gjithashtu për të nxjerrë në pah trashëgiminë natyrore dhe kulturore të një rajoni të caktuar.
“Gjeoparket Globale të Unesco-s përfaqësojnë peizazhe ku trashëgimia gjeologjike e rëndësishme ndërkombëtare ndërthuret me historinë njerëzore dhe mbështet biodiversitetin e pasur,” shpjegon António Abreu, drejtor i Divizionit të Shkencave Ekologjike dhe Tokësore në UNESCO.
Pjesë e gjeoparkeve të reja të mbrojtura nga UNESCO janë edhe:
1.Uberaba në Brazil e njohur si “Toka e Gjigantëve” për shkak të trashëgimisë së pasur paleontologjike që gjendet këtu. Aty ka gjithashtu më shumë se 10,000 fosile të dinozaurëve dhe forma të tjera jetësore parahistorike.
2.Liqenet Biokovo-Imotski, Kroaci. I vendosur në fund të kraterit më të thellë të liqenit karstik në Evropë, Liqeni i Kuq është emëruar për ngjyrën e kuqërremtë të shkëmbinjve të ngjyrosur me oksid hekuri që e rrethojnë, ndërsa Liqeni Blu është emëruar për ujërat e tij tepër blu, të ushqyer nga shkrirja e borës nga malet përreth.
3.Meteora në Greqi është e vendosur në rajonin e Thesalisë dhe konsiderohet si “një udhëtim nëpër hapësirë, kohë dhe gjeologji”. Kolonat e larta prej guri ranor të Meteroa-s arrijnë deri në 300 metra lartësi dhe shërbejnë si streha për manastiret e epokës bizantine të ndërtuara midis viteve 1200 dhe 1600.
4.Longyan në Kinë është i njohur për ndërtesat e veçanta të stilit të shtëpive të rrumbullakëta dhe rrugët kompakte me kalldrëm.
5.Arkipelagu South Fyn në Danimarkë është një shembull i atij që quhet një peizazh i epokës së akullit, i krijuar nga rritja dramatike e niveleve globale të ujit më shumë se 10,000 vjet më parë.
/rtsh.al/