E Diel, 1 Nëntor 2026

USAID e Ministria e Bujqësisë, projekt për konkurrencën në bujqësi

Fushë Krujë, 5 Maj, NOA Konkurrenca në treg mund të garantohet vetëm në bazë të një cilësie më të mirë prodhimesh.

Për këtë qëllim, specialistë nga Ministria e Bujqësisë, Qendra të Transferimit të Teknologjisë, kërkues nga Universiteti i Tiranës, specialistë prodhimi nga Projekti i USAID-it për Konkurueshmërinë e bujqësisë dhe përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe prodhuesve u takuan sot në Fushë Krujë për të diskutuar rrugët për një mbështetje më të mirë për konkurrueshmërinë e produkteve dhe fermerëve shqiptare.

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së konsumatorëve, Genc Ruli dhe Drejtori i Misionit të USAID, Joseph C. Uilliams, folën në hapjen e aktivitetit.

Ruli përshkroi rolin e rëndësishëm që bujqësia ka dhe përpjekjet më të fundit që ka ndërmarrë ministria për forcimin e prodhimit bujqësor.

Uilliams u ndal në rolin që shërbimet kërkimore dhe të shtrirjes mund të luajnë për ta bërë sektorin më dinamik dhe konkurrues dhe i bëri thirrje Qendrës për Transferimin e Teknologjisë dhe Universitetit të bashkëpunojë me USAID për identifikimin e mënyrave për të nxitur kërkime dhe për të ndarë ide të reja që do të mund të ndihmonin fermerët në rritjen e prodhueshmërisë.

Gjatë dy viteve të fundit projekti i USAID-it për bujqësinë ka punuar për të gjetur mënyra të reja për të përmirësuar prodhueshmërinë e bujqësisë në kundërpërgjigje të sinjaleve dhe kërkesave të tregut, tha Uilliams. Përmes këtij programi, USAID po krijon një mundësi për ndryshime domethënëse në fushën e bujqësisë, por ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë vetëm. Ndryshimi i vërtetë do të vijë nga lloji i bashkëpunimit që ne po promovojmë sot këtu, bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve kërkimore dhe publike të shtrirjes në Shqipëri, u shpreh Uilliams .

Sipas Kryetarit të Sektorit Kërkimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Astrit Balliu, projektet e reja kërkimore në Universitet do të përqendrohen tek mollët, ullinjtë dhe të tjera prodhime të vlerës së lartë.

Kërkimet shkencore në Universitetin Bujqësor të Tiranës janë ende larg në përmbushjen e objektivave vetjake të rëndësishme, pra në mbështetjen me njohuri të reja dhe teknologji të reja të prodhimeve bujqësore.

m.xh/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›