E Diel, 1 Nëntor 2026

Udhëheqësi i opozitës Navalny zotohet të fitojë zgjedhjet në Moskë

kremliniRusi- Kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny u ka thënë mbështetësve se ai do të luftojë dhe të fitojë votën e Moskës për kryetar bashkie, pasi u lirua nga burgu në pritje të një apeli kundër një burgimi pesë-vjeçar.

Ai është kthyer në Moskë nga Kirovi, ku një gjykata e dënoir atë për përvetësim, në një rast të dënuar gjerësisht si politik.

Gjykata vendosi të premten se ai mund të shkojë përsëri në Moskë deri sa ankesa të përfundojë.

Burgimi u kritikua nga SHBA-të, BE-ja dhe grupet e të drejtave të njeriut.

“Ne jemi një forcë e madhe e fuqishme”,-tha ai. Ai u pranua si një kandidat në zgjedhjet e 8 shtatorit për kryebashkiak, pak para se ai u gjet fajtor për përvetësim dhe kishte pasur disa dyshime lidhur me faktin nëse ai do të kandidonte.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›