Udhëheqësit botërorë mblidhen në Uashington për krizën financiare
Udhëheqësit e vendeve më të zhvilluara u mblodhën në Uashington për të diskutuar mbi sistemin financiar botëror, që sot shënoi rënie të mëtejshme.
Tregjet financiare në Shtetet e Bashkuara dje shënuan humbje të mëdha dhe sot pati një rënie tjetër prej 5 për qind, që në minutat e para të hapjes së tregjeve, por më pas vlera a aksioneve u rrit në një treg të paqëndrueshëm. Indekset kryesore të tregjeve evropiane, kishin pësuar një rënie të thellë pasdite. Në Rusi, dhe ne Indonezi rregullatorët financiarë e pezulluan tregtimin e aksioneve për një kohë të pacaktuar.
Zyrtarë të Grupit të 7-ëshes po takohen sot në Washington, në prag të takimit vjetor të FMN-së dhe nesër është në plan që ata të takohen me Presidentin Bush.
Presidenti Bush
u përpoq sot të qetësonte investitorët kudo në botë. Ai tha se zyrtarët po
ndërmarrin masa për të zgjidhur krizën dhe thanë se rënia e jashtëzakonshme e
vlerës së aksioneve e ka burimit tek frika. Zoti Bush tha se Shtetet e Bashkuara
është një vend i pasur që i ka instrumentat dhe burimet për t'i zgjidhur këto
probleme dhe u kërkoi amerikanëve që të kishin besim në të ardhmen e vendit. (ze)