Udheheqesit e Komisionit amerikan te Helsinkit shprehin keqardhje per dhunen ne Shqiperi

Udheheqesit amerikane te Komisionit per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope Komisionit te Helsinkit shprehen dje keqardhjen e tyre te thelle qe demostratat ne Tirane lane te pakten tre te vrare dhe dhjetra te plagosur.
Kryetari i komisionit Senatori Benjamin Kardin tha se plagosjet dhe vrasjet ne Tirane nuk duhet te kishin ndodhur. shte per te ardhur keq theksoi ai qe disa njerez zgjodhen taktikat e dhunes ne vazhden e retorikes se acaruar politike. Ata zgjodhen te mosperfillnin thirrjet e bera nga ambasada amerikane ne Tirane dhe te tjera per shprehjen paqesore te pikpamjeve politike. Ashtu sic u shpreh me te drejte ambasada populli shqiptar merion kushte me te mira.
Bashkekryetari i Komisionit amerikan te Helsinkit kongresisti Ellis Hestings i cili ka ndjekur zhvillimet ne Shqiperi per me shume se nje dekade dhe ishte atje per te vezhguar zgjedhjet e 2009-s tha se pas kapercimit te shume veshtiresive eshte teper zhgenjyese qe disa njerez ne Shqiperi per qellimet e tyre politike jane te predispozuar te vene ne rrezik aspiratat medha te vendit per integrimin evropian dhe te ardhmen e tij te begate. Vetem nese udheheqesit politike te pozites dhe opozites tha me tej zoti Hestings mbajne nje qendrim me dinjitoz ndaj njeri tjetrit dhe respektojne te drejtat e njeriut dhe shtetin ligjoer atehere vendi do te ece me te vertete perpara drejt reformave te nevojshme. Ata duhet ta bejne kete duke filluar menjehere tani theksoi kongresisti Hestings.