Udhëheqësit politikë të Kosovës komentojnë për rëndësinë e takimit me Presidentin Bush
Udhëheqësit
politikë në Prishtinë e vlerësojnë lart takimin e Presidentit Fatmir
Sejdiu dhe Kryeministrit Hashim Thaçi me Presidentin amerikan Xhorxh
Bush. Sipas tyre, ky takim dëshmon për mbështetjen e jashtëzakonshme të
qeverisë amerikane në ndërtimin e shtetit të pavarur dhe sovran të
Kosovës. Vizita e udhëheqësve të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë
vlerësohet edhe nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, të
cilët shpresojnë që në fokus të këtij takimi të jetë përmirësimi i
jetës për të gjithë qytetarët e Kosovës.