Udhërrëfyesi i pasionuar pas historisë- Apeli i Erjon Lekës për të rinjtë që të promovojnë vendin

Prej vitit 2011, Erjon Leka nga Tirana ka zgjedhur të ndjekë pasionin e tij për udhëtimet dhe historinë duke u angazhuar si guidë turistike. Ai e ktheu këtë pasion në profesion, duke drejtuar grupe të shumta turistësh nëpër Shqipëri.
“Kam nisur me disa shokë dhe më pas i kam shpjeguar disa turistëve, është një ndër profesionet më antistres”, u shpreh guida turistike Erjon Leka
Erjoni ndalet shpesh në qytetin e Gjirokastrës, ku me një përkushtim të veçantë, prezanton për vendasit dhe të huajt tërheqjet unike dhe historinë e pasur të këtij qyteti të lashtë, duke ofruar një përvojë të veçantë për këdo që e viziton.
Në këtë mënyrë, Erjon Leka vazhdon të jetë një ambasador i turizmit kulturor, duke pasuruar përvojën e vizitorëve në të gjithë Shqipërinë.
/RTSH/