E Enjte, 5 Nëntor 2026

Udhëtonin me një furgon të mbushur me kanabis, pranga dy shqiptarëve

Policia spanjolle ka vënë në pranga 2 shtetas shqiptarë të cilët u kapën me një sasi të madhe kanabisi, në makinën e tyre.

Dy shqiptarët u kapën përgjatë autostradës të San Miguel de Salinas dhe gjatë kontrollit në mjetin me të cilin udhëtonin u gjetën thasë mbeturinash të mbushur me bimën narkotike.

Emri i të arrestuarve nuk bëhet me dije, teksa po vijojnë hetimet për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›