Uimbelldoni, merren masa ndaj reshjeve

Nje cati e levizshme eshte montuar ne fushen qendrore ku do te zhvillohen ndeshjet e Uimbelldonit qe starton ne qershor.
Duhen vetem 10 minuta qe catia e cila peshon 1 mije tone, te mbuloje plotesisht stadiumin, gjithashtu duhen rreth 20 apo 30 minuta qe te vihet ne funksionim sistemi i qarkullimit te ajrit.
Edhe ceshtja e ndricimit duket te jete e zgjidhur pasi jane montuar 120 prozhektore qe bejne te mundur ndricimin optimal te fushes.
Kjo eshte zgjidhja e gjetur nga organizatoret per fushen qendrore e cila ekziston qe prej 87 vitesh, ne tribuna jane shtuar edhe 1200 vende shtese duke e cuar ne 15 mije kapacitetin.
Me 17 maj ne kete fushe tashme krejtesisht te re do te zhvillojne nje ndeshje Andre Agasi, Tim Henman, Stefi Graf dhe Kim Klajsters.