Uithers: Opozita po sheh interesat kombetare
"Nese kjo ftese vjen, dhe ne shpresojme se do te vije, qeveria ime nuk do ta shohe kete ftese si rezultatin e perpjekjeve te nje grupi te caktuar, por si arritjen e udheheqjes politike shqiptare si e tere dhe si suksesin e popullit shqiptar si i tere!". Ky ka qene qendrimi i ardhur dje nga ambasadori i ShBA-se, Xhon L. Uithers II, gjate takimit mbi Samitin e Bukureshtit midis ambasadoreve te vendeve te NATO-s te organizuar nga lidershipi i Partise Socialiste. Por, nga ana tjeter, ambasadori amerikan, duke lene jashte fjales se tij mazhorancen qeverisese, ia ka deleguar te gjithe perpjekjet dhe kontributet opozites parlamentare, si shtysa e vetme per anetaresimin e vendit ne NATO. Keshtu, duke marre shkas nga tragjedia e Gerdecit, ambasadori Uithers theksoi se "tragjedia e Gerdecit i prek te gjithe ne kete vend dhe mund te them se na prek edhe ne qe jemi ketu, miqte tuaj. Jemi te ndergjegjshem se polemikat ushtrojne presion dhe rendojne vecanerisht mbi ato parti politike qe jane ne opozite aktualisht. Zgjedhesit tuaj, natyrshem, do te kerkojne veprim. Dhe ata do ta presin prej jush kete veprim dhe do te kerkojne qe te ndodhe menjehere". Por, me sa duket, vizioni i ambasadorit lidhur te ardhmen e lidershipit te selise roze, konsiston pikerisht ne ate nje drejtuesi te mazhorances se neserme. E kjo pasi vete Uithers u shpreh se "fakti qe ju jeni ne gjendje t'i beni balle ketyre presioneve dhe ketyre kerkesave per veprim duke mbajtur parasysh Samitin e Bukureshtit, dhe vendimi i rendesishem qe pritet te marre per zgjerimin e NATO-s, ju nderon ju dhe udheheqesin tuaj ne shtetin shqiptar. Une e marr si nje akt kurajoje politike qe ju jeni ne gjendje ta mbani parasysh kete perspektive ne kete moment te nderlikuar. Por, jo vetem si akt kurajoje politike, por edhe si nje akt prej burri shteti". O.Xhilaga