E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujesjellesi Institucionet detyrime te pashlyera

Ujësjellësi i Tiranës publikon listën e institucioneve që nuk kanë shlyer detyrimet e tyre duke arritur në një shifër prej 330 milionë lekësh.

Sipas përfaqësuesve të Ujësjellësit, Ministria e Shëndetësisë dhe institucione që varen nga ajo duhet të paguajnë 48.6 milionë lekë, Ministria e Arsimit 170.8 milionë lekë, Ministria e Mbrojtjes 31.1 milionë lekë.

Po ashtu në këtë listë përfshihet edhe Ministria e Turizmit dhe institucionet në varësi të saj, që detyrohen 6.6 mln lekë, si dhe Drejtoria e Shërbimeve qeveritare 20.1 milionë lekë bashkë me njësitë bashkiake 10.4 mln lekë

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›