Ujësjellësi i ri në Çërravë dhe Dardhas, investim në shërbim të 12 mijë banorëve

TIRANË, 22 tetor/ATSH/ Një tjetër investim i rëndësishëm ka përfunduar në sektorin e ujësjellës kanalizimeve Pogradec, ku 12 mijë banorë do të furnizohen me ujë 24 orë pa ndërprerje.
Kryeministri Edi Rama ndau pamje të këtij investimi, i cili përmirëson kushtet e jetesës për banorët e njësive Çërravë dhe Dardhas, duke mbuluar edhe 11 fshatra të bashkisë Pogradec.
“Ujësjellësi i ri në Cërravë dhe Dardhas të Pogradecit, është një investim në shërbim të 12 mijë banorëve të këtyre dy njësive, por edhe të 11 fshatrave të tjerë të Bashkisë Pogradec”, u shpreh Rama.
Për ujësjellësin e ri është ndërtuar në linjë kryesore prej 51,8 km dhe një rrjet shpërndarjeje prej 44,7 km.
/r.e/