E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujesjellesi propozon rritjete cmimit te ujit ne Tirane

TIRANE- Lajm i keq per te gjithe abonentet e sherbimit te ujesjellesit ne kryeqytet. Drejtoria e Ujesjellesit te Tiranes do te propozoje kete fundviti rritjen e cmimit te ujit prane Entin Rregullator te Ujit i cili eshte autoriteti pergjegjes qe do ta miratoje ose jo nje kerkese te tille. Sipas drejtorit te Ujesjellesit te Tiranes Sahit Dollapi aktualisht uji shitet nen kosto. Kjo eshte nje ankese e vjeter e ndermarrjes se furnizimit me uje te pijshem te kryeqytetit dhe kohet e fundit gati te gjitha ndermarrjet - shteterore ose jo - te ujesjellesave ne vend qe jane te organizuara ne system rajonal kane paraqitur ne ERRU kerkesa per rritje te tarifave. Sipas Dollapit qe ka komunikuar dje me median cmimi aktualisht eshte 4.9 leke per meter kub nderkohe qe kostoja eshte 5.2 leke per meter kub. Ka tete muaj pa rreshje por menaxhimi i burimeve ujore dhe rikonstruksionet ne rrjetin shperndares kane bere qe kjo te mos ndihet shume nga konsumatoret. Por nje gje e tille ka kosto. Nje prej investimeve eshte dhe depoja e ujit ne Dajt e cila eshte ne fund te punimeve. Kjo depo ka kapacitetin mbajtes 10 mije meter kub uje ne dite dhe kapacitetin perpunues 30 mije meter kub ne dite. Drejtoria e Ujesjellesit kete vit ka investuar 15 milione leke ne total nderkohe qe 4 milione jane duke u investuar ne rrjetin shperndares ne formen e shpenzimeve kapitale.
shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›